Milan bën gati 30 milionë euro për transferimin e yllit të La Ligas – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Milan bën gati 30 milionë euro për transferimin e yllit të La Ligas

milan-ben-gati-30-milione-euro-per-transferimin-e-yllit-te-la-ligas

Gati 30 milionë euro: Milan transferon yllin e Sevillas.

Te Milan kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Paolo Maldini ka piketuar disa përforcime.

Rosonerët do të rikthehen në Champions pas gjashtë viteve, ndërsa gara për Scudetto është ende gjallë.

Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit është mesfushori i Sevillas, Joan Jordan.

Maldini dhe Massara e shohin 26-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Jordan ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa spanjolli ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në San Siro.

Të ngjajshme

Dy super skuadrat në garë për Dybalan

albswiss.com

Chelsea kalon lehtësishtë në gjysmëfinale të FA Cup

albswiss.com

I mohohet goli i rregullt në minutat shtesë ndaj Serbisë, Ronaldo ndëshkohet me të verdhë dhe lë fushën i tensionuar

albswiss.com