fbpx
19.3 C
Geneva
Wednesday, October 30, 2024

Milan dhe Inter në luftë për sulmuesin argjentinas

Dy gjigantët italian, Milan dhe Inter janë të etur për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar argjentinas Adolfo Gaich këtë verë.

21-vjeçari është aktualisht i huazuar te Benevento nga CSKA Moska, dhe ai shënoi golin e tij të parë në Serie A gjatë raundit të fundit të ndeshjeve dhe ka bërë përshtypje deri më tani.

Sipas Fichajes, Gaich shihet si mundësia perfekte për Milanin dhe Interin, të cilët po e monitorojnë nga afër përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Të dy Nerazzurët dhe Rossonerët po kërkojnë të forcojnë sulmin e tyre përballë lëndimeve të mundshme ose problemeve të përzgjedhjes që mund të vijnë.

Inter rrezikon të humbasë Romelu Lukaku sipas raportit me skuadra si Manchester City dhe Real Madrid i etur për të, ndërsa Milani është i vetëdijshëm se 39-vjeçari Zlatan Ibrahimovic nuk është një opsion afatgjatë.

Gaich është një profil është i ngjashëm me atë të dy futbollistëve të përmendur më lart, këto disa muaj në futbollin italian janë mundësia perfekte për lojtarin që të bëjë një hap të rëndësishëm në cilësi dhe të provojë se ia vlen një lojë për një ekip të lartë. /ORAinfo/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img