AC Milan, po monitoron mesfushorin e Stade Rennais, Lesley Ugochukwu, ndërsa kërkimi i tyre në Francë vazhdon, thuhet në një raport.
Sipas CalciomercatoMilan dhe Juventus po monitorojnë të dy zhvillimin e 17-vjeçarit Ugochukwu, i cili është padyshim një nga profilet më interesante në futbollin francez, përcjell ORAinfo.
Pavarësisht moshës së tij shumë të re, ai ka bërë tashmë 7 paraqitje në Ligue 1 dhe 2 në Conference League me Rennes.
Milani po vëzhgon gjithashtu nga afër lojtarin që do të mbushë 18 vjeç marsin e ardhshëm, me departamentin e skautizmit gjithmonë me vëmendje talentet e rinj veçanërisht në tregun francez për shkak të pranisë së Geoffrey Moncada. Duke pasur parasysh që Franck Kessie mund të ketë nevojë për zëvendësim./ORAinfo/