Alb'swiss TV
Sport

Milan- Donnaruma, po ndodh ajo që e prsinin të gjithë

milan-donnaruma,-po-ndodh-ajo-qe-e-prsinin-te-gjithe

Milani i ofron kontratë të re Donnarummas, por me pagë të njëjtë.

Milani synon që t’ia vazhdojë edhe më gjatë kontratën portierit Gianluigi Donnarumma.

Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin Giggio Donnarumma, dhe në këtë aspekt Gazidis dhe Maldini po punojnë fort.

Milani dëshiron të nënshkruajë për tre ose katër vite me Donnarumma, ndërkohë që i ofron pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në stinor.

Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshjes.

Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Liga e Kampionëve.

Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë.

Të ngjajshme

Lamtumirë Inter, Eriksen në këtë skuadër

albswiss.com

Telashe për Barcelonën, ylli I madh lëndohet para ndeshjes me Juventus

albswiss.com

Befason Rooney: Doja të luaja për këtë skuadër

albswiss.com