Kessie mund të largohet nga Milani në merkaton e dimrit, PSG dhe Liverpool në garë për shërbimet e tij.
Mesfushori nuk po nënshkruan marrëveshjen e re me Milanin.
Franck Kessie ka kontratë të vlefshme me Milanin vetëm deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
‘Rossonerët’ tashmë i kanë ofruar atij rinovimin e marrëveshjes me pagë 6.5 milionë euro në sezon, por futbollisti po kërkon 8 milionë euro.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ekipi italian nuk do të rrezikojë si me rastin e Gianluigi Donnarummas dhe do të pranojë ofertat që vijnë për Kessien në merkaton e dimrit pasi nuk duan ta humbin falas vitin e ardhshëm kur t’i skadojë kontrata.
PSG dhe Liverpool janë dy skuadrat më të interesuara për 24-vjeçarin dhe pritet një garë e ashpër mes tyre për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Kessie, ku nëse nuk nënshkruan kontratën e re me Milanin atëherë largimi i tij do të jetë i pashmangshëm.