Alb'swiss TV
Sport

Milan merr lajmin e keq para derbit me Napolin, lëndohet ylli i madh

milan-merr-lajmin-e-keq-para-derbit-me-napolin,-lendohet-ylli-i-madh

Rafael Leao lëndohet dhe do të mungojë disa javë.

Milani ka konfirmuar se Rafael Leao ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë kohës me përfaqësuesen dhe do të jetë jashtë për disa javë.

Sulmuesi po luante të enjten për Portugalinë U-21 kundër Holandës kur pësoi dëmtimin.

Klubi në njoftim konfirmon se ka të bëjë me një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Teste të tjera do të bëhen pas 10 ditësh, çka do të thotë se ai do të jetë jashtë për së paku dy javë.

21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asiste në 10 ndeshje zyrtare për Milanin këtë sezon.

Të ngjajshme

Manchester United – Burnley, këto janë formacionet e mundshme

albswiss.com

‘Fshesë’ te Real Madrid, ylli i madh po largohet

albswiss.com

ZYRTARE: Nainggolan transferohet të ekipi nga Serie A

albswiss.com