Milan mposht me vështirësi Crvena Zvezdan, kualifikohet në raundin e radhës në Europa League – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Milan mposht me vështirësi Crvena Zvezdan, kualifikohet në raundin e radhës në Europa League

milan-mposht-me-veshtiresi-crvena-zvezdan,-kualifikohet-ne-raundin-e-radhes-ne-europa-league

Milan kualifikohet në raundin e radhës në Europa League.

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Fillimisht ishte Kessie i cili shënoi nga penaltia në min (8′) për ti dhënë avantazhin Milanit.

Por mysafirët barazuan përmes, El Fardou Ben në min (24′). Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, u inkuadrua edhe Zlatan Ibrahimovic, Milani ishte më kërkues ndaj golit.

Crvena Zvezda mbeti pa një lojtar në min (70′), ku u përjashtua Gobeljic. Por, edhe me avantazhin numerik në fushë, Milani nuk ja doli të shënojë golin e fitores.

Tani edhe pse skaudrat u ndanë në barazim, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mysafir avancon tutje.

Rezultati përfundimtar, AC Milan 1-1 Crvena Zvezda.

Të ngjajshme

Vlora Çitaku me reagim ndaj Federatës së Spanjës: Përshëndetje nga Republika e Kosovës

albswiss.com

Kosova dhe Shqipëria bashkë më 6 prill në ‘Ligën Unike’

albswiss.com

Ibrahimoviq zbulon përfundimisht a do të qëndroj në Milan

albswiss.com