Si rezultat i dëmtimit të Zlatan Ibrahimoviç, Milani tani po mbikëqyr vëmendjen në treg për mundësitë për të forcuar sulmin.
Një nga me të kërkuarit është edhe sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic.
Rossonerët kohët e fundit kishin një takim me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, për të bërë një vlerësim të situatës.
Ideja do të ishte huazimi i tij nga Real Madrid për pjesën tjetër të sezonit, ndoshta me një klauzolë blerjeje të përfshirë, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, Rossonerët ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga skuadra Bernabeu, ndërsa kërkimi për një sulmues aktualisht nuk është një përparësi.
Nëse shfaqet një mundësi e mirë, atëherë një sulmues mund të arrijë në Milano. Kjo mund të ndodh qysh në afatin janarit. /ORAinfo/