Milan në krizë nga lëndimet, edhe dy lojtarë tjerë mungojnë ndaj Veronas – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Milan në krizë nga lëndimet, edhe dy lojtarë tjerë mungojnë ndaj Veronas

milan-ne-krize-nga-lendimet,-edhe-dy-lojtare-tjere-mungojne-ndaj-veronas

Kriza e lëndimeve tek Milani, edhe dy lojtarë tjerë mungojnë ndaj Veronas.

AC Milan do të ndeshet me skuadrën e Veronas në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Por, lëndimet duket se janë duke e penalizuar trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, transmeton lajmi net.

Deri më tani, “Rossonerëve” i janë lënduar, Ibrahimovic, Calhanoglu, Mandzukic, Rebic dhe Maldini.

Por, sipas “Calciomercato”, listës i shtohen edhe dy lojtarë të formacionit bazë.

Fjala bëhet për Sandro Tonali dhe Theo Hernandez, të cilët nuk do jenë të gatshëm të paraqiten sot nga fillimi.

Sipas artikullit, dyshja do e fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Zëvendësues të këtyre do jenë, Diogo Dalot dhe Meite, Dalot do luajë në krahun e majtë, ndërsa Meite do të jetë partner me Kessie ne mesfushë.

Të ngjajshme

Lëndohet rëndë Ozil

albswiss.com

Championsi vazhdon pa Lionel Messin e Cristiano Ronaldon

albswiss.com

S’ka përballje mes United, Arsenal e Roma në Europa League

albswiss.com