fbpx
1.6 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Milan po e hup shansin për titull, mposhtet në shtëpi nga Napoli

Napoli fiton derbin ndaj Milanit midis “San Siro”.

Napoli ia ka dal të mposht në udhëtim AC Milanin në “San Siro”.

“Napolitanët” fituan me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat ashtu siç nisi, ngase dy skuadrat pavarësisht rasteve nuk ia dolën të arkëtojnë pikët e plota.

Napoli ishte më kërkuese, derisa edhe Milan kishte disa mundësi të mira, por nuk i konkretizuan.

Në pjesën e dytë, ishte Politano që pas një kundërsulmi pranoi një top të bukur nga Zielinski dhe realizoi lehtësisht në portën e Donnarummas.

Tutje, “Rossonerët” zhvilluan ndeshje me ofensivë, por assesi s’ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.

Në fundin e ndeshje, Ante Rebic u ndëshkua me të kuq pasi nuk u pajtua me vendimin e arbitrit dhe shprehu pakënaqësi, andaj arbitri e largoi menjëherë nga fusha.

Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 50 pikë, derisa Milan mban vendin e dytë me 56 sosh./

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img