fbpx
1.8 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Milan po e transferon yllin 30 milionësh nga Serie A

Tranferi 30 milionësh nga Milan brenda Serie A.

Milan ka gati një transferim që e synon tash e një vit pasi për shkak të mundësive financiare nuk arriti ta përfundonte një gjë të tillë verën e kaluar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës së Fiorentinës, Nikola Milenkovic i cili tashmë është i volitshëm për një çmim prej 30 milionë eurosh pasi verën e kaluar skuadra nga Firence kërkonte deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Serbi ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2022 dhe për Fiorentinën kjo verë është mundësia e fundit për shitjen e tij pasi ai nuk dëshiron më rinovimin.

Rossonerët kanë filluar përgatitjet e para për blerjen e tij dhe mësohet se La Viola do të jetë e kënaqur me një ofertë prej 30 milionë eurosh.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img