Alb'swiss TV
Sport

Milani e do me ҫdo kusht këtë lojtar

milani-e-do-me-ҫdo-kusht-kete-lojtar

Skuadra e Milanit ia ka vënë syrin edhe një tjetër lojtari.

Milan thuhet se i ka ofruar Fiorentinës huazimin me vlerë 10 milionë euro me opsion blerjen 30 milionë të Nikola Milenkovic

Raportet në Itali thonë se mbrojtësi është synim i kuqezinjvë në muaj e fundit, por transferi nuk u materializua gjatë kësaj vere.

Milenkovic ka luajtur rregullisht për skuadrën vjollcë në sezonin 2020-21, duke shënuar një gol dhe bërë një asist edhe pse luan në pozitën e mbrojtësit.

23 vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Artemio Franchi deri në qershorin e vitit 2022 dhe Milan, sipas Tuttmercatoëeb, shpresojnë që ta bindin Fiorentinan që ta marrin atë, edhe pse skuadra kërkoi më se paku 40 milionë euro për të.

Raporti shkruan që Milan tani ka ofruar të paguajë huazimin në vlerë për 10 milionë euro dhe opsionin për të nënshkruar me mbrojtësin në një marrëveshje permanente për 30 milionë euro kur marrëveshja të skadon, kjo më shumë për shkak të kushteve ekonomike që janë për momentin skuadrat shkaku i pandemisë.

Mirëpo, sipas kësaj media, Fiorentina nuk dëshiron që ta humbet Milenkovicin nën këto kushte dhe do të pret oferta të tjera për të edhe në janar.

Interi dhe Juventusi po ashtu janë lidhur me një transfer të mbrojtësit të ri.

Të ngjajshme

Pas barazimit reagon Solskjaer

albswiss.com

Lajm i mirë për Juventus, dy yjet e skuadrës rikthehen në stërvitje

albswiss.com

Sarri shkëput kontratën me Juventusin për këtë skuadër?

albswiss.com