Skuadra e Milanit mund ta fitonte ndeshjen, kështu ka thënë Tomori.
Mbrojtësi i AC Milan, Fikayo Tomori, ka reaguar pas barazimit 1-1 të Milanit në Old Trafford ndaj Manchester United.
Manchester United dhe AC Milan janë ndeshur në kuadër të 1/8 të finales së Europa League.
Golat për skaudrat i shënuan, Amad Diallo min (50′) dhe Simon Kjaer min (92+’).
Pas ndeshjes, mbrojtësi i AC Milan, Fikayo Tomori, u shpreh se skuadra e tij mund të kishte fituar ndeshjen.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, ne shënuam jashtë dhe është një gjë pozitive, ne mbetemi të përqendruar” tha ai.
“Kur luani jashtë është e rëndësishme të mos humbni, ne shënuam dhe kjo është tejet e rëndësishme. Ne nuk meritonim asgjë më pak, sepse mund ta kishim fituar ndeshjen”, përfundoi Fikayo Tomori.
Në javën e ardhshme, Milani pret Manchester United në San Siro për ndeshjen kthyese.