Mbyllet pjesa e parë, Milani po sulmon e Udinese po mbrohet mirë.
Milan dhe Udinese kanë përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 0-0.
Edhe pse gjatë gjithë ndeshjes u panë disa tensione mes lojtarëve, në fund pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.
Theo Herandnez u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrëzikshme, ndërsa rastin më të mirë në ndeshje e pati Samu Castillejo në 10 minutëshin e fundit të pjesës së parë.
Milani po dominon pjesën e parë me posedim më të mirë sesa Udinese, ndërsa këta të fundit po mundohen t’i dënojnë Rosonerët përmes kundërsulmeve.