Alb'swiss TV
Sport

Milani shënjeshtron futbollistin e Liverpoo

milani-shenjeshtron-futbollistin-e-liverpoo

Maldini shënjeshtron futbollistin e Liverpool, ka “derbi” me Interin.

2021 do të jetë viti që do të shohë skadimin e disa kontratave kryesore të lojtarëve.

Te Milani po punojnë për të parandaluar që kjo të ndodhë me Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu por në të njëjtën kohë vëzhgojnë me kujdes tregun për të shfrytëzuar rastin e duhur.

Është biseduar me javë të tëra rreth interesit kuqezi për Florian Thauvin, i cili po përgatitet t’i thotë lamtumirë Marsejës. Sidoqoftë, lojtari francez nuk është i vetmi në fletoren e Djallit.

Një profil tjetër del nga Spanja: sipas asaj që raporton TodoFichajes, edhe Milani po mendon për Wijnaldum i cili ende nuk ka gjetur një marrëveshje me Liverpool për rinovimin.

Klubi në via Aldo Rossi, duke përfituar nga lehtësimet e taksave që Italia ofron, do të ishte gati të vinte një ofertë të rëndësishme në pjatë.

Wijnaldum është shumë i kërkuar sidomos në Angli por ditët e fundit ai gjithashtu ka qenë në shënjestër të Interit.

Të ngjajshme

A do të largohet nga Arsenali, kjo është përgjigja e Granit Xhakës

albswiss.com

Arrihet marrëveshja, Milan transferon super talentin për 28 milionësh

albswiss.com

Maurizio Sarri rikthehet te klubi i madh në Serie A

albswiss.com