Milani dëshiron të jetë i përgatitur për verën, kjo pasi disa nga yjet e ekipit ende nuk i kanë rinovuar kontratate tyre dhe.
Një nga lojtarët që ende nuk ka rivotuar kontratën me Milanin është Gigio Donnarumma, i cili do të ishte një humbje e madhe për klubin.
Është agjendi i portierit, Mino Raiola ai i cili po vazhdon me kërkesa jashtëzakonisht të larta, duke e vë në pikëpytje qëndrimin e Donnarummas edhe për një sezon në Milan.
Kjo ka bërë që drejtuesit kuq e zinj të interesohen për portier të ri.
Sipas L’Equipq, Milani i ka vënë sytë yllit të Lille, Mike Maignan, përcjell ORAinfo.
Shefi i skautëve Geoffrey Moncada e ka ndjekur 25-vjeçarin për mjaft kohë dhe nëse Donnarumma largohet, ai mund të jetë zëvendësuesi i duhur.
Sipas raportit, megjithëse Tottenham është gjithashtu i interesuar në portierin për të zëvendësuar Hugo Lloris.
Maignan ka një çmim prej 20 milionë euro dhe lojtari do të ishte i hapur për një lëvizje në Itali, veçanërisht pasi Milani mund të sigurojë Champions League.
Operacioni mund të lehtësohet gjithashtu nga përfshirja e Elliott Management në klubin Ligue 1. /ORAinfo/