Alb'swiss TV
Lajme

Ministri Vesel Krasniqi e lajmëron policinë se është kërcënuar

ministri-vesel-krasniqi-e-lajmeron-policine-se-eshte-kercenuar

Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar sot teksa mediat po raportojnë se i njëjti ka pranuar kërcënim nga sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.

Gazeta Express ka kontaktuar me ministrin dhe i njëjti ka pohuar se momentalisht është në takim me zyrtarët policorë pikërisht për këtë çështje.

“Tani jam në takim me zyrtarë policorë hetues pikërisht për këtë çështje”, ka thënë ai për Express.

Kujtojmë që para tri ditësh ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë për rikthim në punë të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Burim Rreci.

Rreci është kthyer në punë pas një suspendimi në shtator të këtij viti nga ministri Krasniqi nën arsyetimin se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

Mirëpo pas një vendimi, ministri Krasniqi është detyruar ta rikthen në vendin e tij të punës së mëhershme sekretarin Rreci.

Në vendimin e ministrit Krasniqi thuhet se Departamenti i Financave të kësaj ministrie obligohen t’ia paguajnë sekretarit Rrecaj shumën e pagës të ndaluar prej 50%.

Të ngjajshme

Befason Valon Syla: Diaspora nuk duhet të lejohet të votojë për zgjedhjet komunale në Kosovë

albswiss.com

U godit nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vdes 29-vjeçarja

albswiss.com

E dhimbshme: Vdes 19 vjeçarja nga Mitrovica, teksa priste përshtatjen e veshkës me dhuruesin

albswiss.com