Alb'swiss TV
Lajme

Ministri Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave gjatë festive të fundvitit

ministri-zemaj-paralajmeron-shtrengim-te-masave-gjate-festive-te-fundvitit

Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave gjatë festave të fundvitit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se mund të ketë edhe kufizime tjera në festat e fundvitit.

“Do të shohim për aktivitet e qytetarëve të ditëve në vijim. Do t’i përcjellim aktivitetet që nuk po respektohen sipas manualit për festat e fundvitit, pastaj do të marrim masa”, është shprehur Zemaj.

Zemaj thotë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt.

“Rezultatet janë të dukshme. Projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ishin që ne pothuajse për dy javë ose një 10 ditësh kishim një mijë e më shumë raste pozitive nëse do të vazhdohej pa mbyllje”, tha Zemaj.

“Kulmi ka ardhur në një ditë kur kishim diku 927 raste. Prej asaj pjesë lakorja shkoi duke u stabilizu”, shtoi ai.

“Numri i shëruarve ditëve të fundit është më i lartë se numri i të infektuarve dhe kjo është ajo lëvizja pozitive me masat në fuqi. Adresimi është që masat të vazhdohen”, tha ministri.

Të ngjajshme

Delegacioni i Kosovës viziton lokacionin e varrezës masive në Kizhevak

albswiss.com

Zgjedhja e presidentit të ri në “pauzë”, nuk ka konsensus as për dialogun

albswiss.com

A ka KQZ para për zgjedhjet e sivjetme?

albswiss.com