Alb'swiss TV
Lajme

Ministri Zemaj refuzon ftesën e Komisionit për Shëndetësi, nuk shkon për raportim

ministri-zemaj-refuzon-ftesen-e-komisionit-per-shendetesi,-nuk-shkon-per-raportim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ftesën e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për raportim rreth situatës me Covid.

Përkundër që anëtarët e këtij komisioni që disa herë janë duke e ftuar atë për raportim, ai ka refuzuar përsëri kërkesën e tyre.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj.

Ajo ka thënë për Express se disa herë e kanë ftuar për raportim në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë në vend, ministrin Zemaj, por që i njëjti nuk ka pranuar ftesën e tyre.

“Ka disa ditë që komisioni e ka ftuar ministrin për të diskutuar për pandeminë e për vendimet e fundit, por ai sot na ka refuzuar ftesën”, ka thënë ajo.

Sipas Reshitaj, arsyetimi që i është dhënë, është se për shkak të agjendës ministri nuk do të marrë pjesë në raportim.

“ Sot na ka ardhur një email ku është shkruar se për shkak të agjendës ministri nuk mund të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë ajo.

Përndryshe, ministri Zemaj është kritikuar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës për menaxhimin që po bënë me pandeminë.

Atij i është kërkuar që të rimbursoj të gjithë qytetarët që kanë qenë të infektuar me Covid-19, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë pasur.

Të ngjajshme

Serwer i bindur: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën

albswiss.com

A do të bie nesër borë në Kosovë? Ky është njoftimi i IHK

albswiss.com

Rëndohet situata: 13 të vdekur e 637 raste të reja me koronavirus

albswiss.com