Alb'swiss TV
Lajme

Ministria e Arsimit flet për rastin e videos së tmerrshme në një shkollë të Kosovës

ministria-e-arsimit-flet-per-rastin-e-videos-se-tmerrshme-ne-nje-shkolle-te-kosoves

Ministria e Arsimit ka folur për rastin e videos së tmerrshme në një shkollë të Kosovës.

Një nxënës në një shkollë të Kosovës ka fyer me fjalë banale mësimdhënësin e tij.

Ai madje e ka pyetur për organin gjenital dhe për marrëdhëniet seksuale.

Krejt këtë, nxënësi e ka incizuar me telefonin e tij, derisa shokët e klasës shihen e dëgjohen duke qeshur.

“Arsimtar a ke ** naj herë”, dëgjohet nxënësi duke i bërë pyetje mësimdhënësit të tij në klasë.

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësi ta ndalojë incizimin, por ky vazhdon t’i bëjë pyetjet e njëjta.

Në klasën ku ndodh kjo situatë e tmerrshme, ka edhe nxënës tjerë të cilët dëgjohen duke qeshur me fjalët e shokut të tyre.

Nuk dihet ende në cilën shkollë të Kosovës është bërë videoja, megjithatë gazeta ka pyetur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nëse kanë nisur të merren me këtë rast.

Në përgjigjen e ministrisë thuhet se nuk kanë qenë në dijeni për rastin.

“Ne tani po informohemi me këtë rast, por edhe ashtu veprimi bie në nivel komune. Nëse nuk e raporton kush ne s’mund ta dimë e kujt është kjo video, kush është nxënësi e shkolla. Ky është abuzim elektronik që mund të hulumtohet nga njësi e veçantë e policisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Tutje MASH deklaron se rasti duhet të raportohet nga mësimdhënësi dhe shkolla, për t’u marrë masa ndaj nxënësit.

MASH thotë se sipas zërit të nxënësit dhe mënyrës se si i drejtohet mësimdhënësit me “arsimtar”, ai është i mitur.

“Shkolla cila do qoftë, mësimdhënësi i atakuar, duhet ta raportojë rastin në shkolle, DKA dhe QPS ashtu që të ndërmerren masa për korrektimin e sjelljes së një fëmije që siç po shihet nga zëri ( kur thotë arsimtar kuptohet që është në arsimin 6-9) është i mitur. Në inspektorat të arsimit mund të drejtohet ankesë nga arsimtari nëse shkolla e komuna nuk e kryejnë punën e vet”, ka deklaruar MASH.

MASH tutje thotë se pas inicimit të rastit nga arsimtari i cili shihet në video, duhet të merren masa ndaj nxënësit për të cilin thotë se bazuar në videon e publikuar shihet se ka sjellje prej delikuenti.

“Pra, fillimisht rasti duhet të iniciohet nga arsimtari dhe shkolla përkatëse, ashtu që ndaj këtij rast të merren masa adekuate në ndërveprim me mirëqenien sociale ( meqë shihet qartë sjellja prej delikuenti). Tani pra paskemi delikuecë, thyerje të rregullave shkollës, keqpërdorim tē internetit dhe kush e di se çfarë mund të dali gjatë trajtimit…konteksti familjar a ndonjë rrethanë tjetër…”, deklaron MASH.

Ministria e Arsimit deklaron se rastet e tilla duhet të raportohen nga shkollat, derisa janë në faza të hershme.

“Shkalla delikuente thuajse paska marrë përmasa dhe rastet e tilla duhet të iniciohen nga shkollat në faza të hershme dhe të trajtohen me qasje ndërsektoriale në nivel komune, prandaj ne si ministri i kemi zhvilluar programet kundër dhunës dhe programet për edukimin e fëmijëve për përdorimin e dobishëm e të përgjegjshëm të internetit”, deklaron MASH.

Tutje Ministria e Arsimit thotë se shkolla në të cilën ka ndodhur ky rast duhet të marrë masa edukative në koordinim me Qendrën për punë sociale.

“Tani qasja ndaj këtij rasti duhet të jetë e bazuar në legjislacionin në fuqi, ashtu që ky fëmijë dhe rastet e ngjashme të trajtohen, edukohen dhe mbrohen nga rrethanat e përshkallëzimit të situatës së tyre. Shkolla duhet të merr masa edukative në koordinim me Qendrën për punë sociale, ashtu që fëmija të shmanget nga rruga e keqe dhe gjërat e rrezikshme”, thotë MASH.

Të ngjajshme

Një mësues rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërpritet mësimi në shkollën e mesme në Dragash

albswiss.com

Lauka ‘godet’ Edi Ramën: Nuk shquhet për patriot

albswiss.com

Deklaratat e Vjosa Osmanit për LDK-në dhe zgjedhjet e reja, flet Isa Mustafa

albswiss.com