Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, postoi në Facebook një fotografi teksa ushqen fëmijën e saj me gji.
Ajo së fundmi u bë nënë e një vajze të quajtur Andrra, ndërsa ishte e angazhuar në detyrën e saj deri në muajt e fundit të shtatzënisë.
Ajo që bie në sy është broshi i saj, i cili paraqet simbolin e ngritjes së vetëdijes për kancerin në gji.
Përndryshe, kjo fotografi e Ministres mund të merret si inkurajim ndaj nënave për gjidhënien në publik.