Alb'swiss TV
Lajme

Mori vaksinën antiCOVID, kosovari tregon për efektet anësore që i përjetoi

mori-vaksinen-anticovid,-kosovari-tregon-per-efektet-anesore-qe-i-perjetoi

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi.

Kosovari Imer Shehu që jeton në Angli ka vendosur që ta marrë vaksinën anti-Covid.

Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur shumë dhimbje koke dhe ligështi trupi”, tha Imeri.

Të ngjajshme

Gjilani hyn në zonën e gjelbër, Haziri vjen me mesazh për qytetarët

albswiss.com

Kurtit i jepet mundësia të bëhet sërish kryeministër, nëse Kushtetuesja sot e rrëzon Hotin

albswiss.com

Tensione në mbledhjen e KQZ-së, anëtari i LDK-së e braktisë mbledhjen

albswiss.com