Alb'swiss TV
Lajme

Mot i ftohtë dhe me ngrica

mot-i-ftohte-dhe-me-ngrica

Parashikimi i motit për sot.

Vendi ynë edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave anticiklonike që po kushtëzojnë mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica.

Sot do të mbajë mot kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.

Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 10 gradë celsius. Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Të ngjajshme

Vendos Qeveria: S’ka pushim, nesër mbahet mësimi në gjithë Kosovën

albswiss.com

Veliu për Osmanin: Nuk ka të drejtë ta dërgojë flamurin e Rugovës te ata që e kanë djegur

albswiss.com

Ky është 24 vjeçari që vdiq dje në një aksident trafiku

albswiss.com