Alb'swiss TV
Sport

Mposht rusen, Distria siguron finalen për medalje të bronztë

mposht-rusen,-distria-siguron-finalen-per-medalje-te-bronzte

Distria Krasniqi siguron finalen për medalje të bronztë, mposht rusen.

Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten ruse Irina Dolgova.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.

26-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Në finale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Paraprakisht, xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.

Krasniqi u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ippon në rrethin e tretë.

Të ngjajshme

Lazios i infektohen me koronavirus edhe tre lojtarë tjerë

albswiss.com

Manchester United e ka seriozisht, po synon transferimin e yllit të Realit

albswiss.com

Dridhet Milan, tjetër rast pozitiv me koronavirus

albswiss.com