Alb'swiss TV
Lajme

Mullhaxha-Kollçaku: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë

mullhaxha-kollcaku:-te-gjitha-zemrat-rrahin-vetevendosje-keto-dite

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshme.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka arritur në presidencë, aty ku po mbahet takimi i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Shkurtimisht, Mulhaxha – Kollçaku është deklaruar para mediave.

Ajo ka thënë se është vendim meritor e i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën. Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.

Të ngjajshme

Beqiri thotë se është i gatshëm të kandidoj për kryetar të Prishtinës

albswiss.com

Kushtetuesja ndërpret shqyrtimin e lëndës për Hashim Thaçin që ishte iniciuar nga Vetëvendosje

albswiss.com

Zemaj flet pas takimit me Ahmetin, paralajmëron dënime të ashpra për mosrespektuesit e masave

albswiss.com