Alb'swiss TV
Lajme

Naim Fetahu i PDK-së i përgjigjet Bulliqit për bishtat e sakicave, e pyet ku ishte në kohën e luftës

naim-fetahu-i-pdk-se-i-pergjigjet-bulliqit-per-bishtat-e-sakicave,-e-pyet-ku-ishte-ne-kohen-e-luftes

Fetahu i PDK-së i përgjigjet Bulliqit për bishtat e sakicave, e pyet ku ishte në kohën e luftës.

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu ka thënë se këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ndërruar qeverisjen në komunën e Podujevës.

“Qytetarët tanë janë lodhur me qeverisjen 20 vjeçare, janë lodhur me varfëri me keqmenaxhim, dhe ne besojmë se do t’ia dalim të ndryshojmë këtë qeverisje për të mirën dhe interesin e qytetarëve tanë”.

Fetahu theksoi se është i lidhur tërë jetën me Podujevën prej kur ka qenë fëmijë.

“Prej se kam qenë fëmijë kam punuar ne këtë qytet dhe të gjitha proceset që janë zhvilluar prej protestave, helmimeve të luftës, ndërtimi i institucioneve të nivelit lokal dhe qendror deri më sot jeta ime është e lidhur me qytetin e Podujevës. Unë jam dhe kam qenë gjithmonë afër qytetarëve në ditë të vështira dhe të mira dhe do të vazhdojë të jem, por tani me obligime të reja me 29 nëntor”.

Sipas tij, Podujeva është ajo që ka qenë e pandryshuar ajo që e kemi pasur ne vitin 1999 me pak ndryshime është sot. Qytetarët e Podujevës nuk e meritojnë një gjë të tillë.

“Nuk është Podujeva ajo për të cilën u sakrifikuan shumë qytetarë. Podujeva nuk është zhvilluar në nivelin ata çfarë kanë dashur. Dhe me mua kryetar do të kemi një muze që të rinjtë tanë do të mësojnë për figurat e rëndësishme të Llapit që kanë dhënë gjatë gjitha periudhave kohore të historisë së rëndësishme të komunës tonë”, tha ai për EkonomiaOnline.

Sipas Fetahut ajo çka ka thënë kandidati për kryetar të VV-së Shpejtim Bulliqi, është një mentalitet i ulët.

“Ne, sidomos llapjanët nuk njihen për bishta të sakicave. Ka qenë koha kur është dashur t’i marrim armët dhe kundërkandidati im nuk a qenë aty. Ndërsa, sot ai lirisht mund të merret me bishta të sakicave dhe është çështje që vlerëson ai”.

Ai foli edhe për kandidatin e LDK-së ku tha se përveç keqqeverisjes nuk mbaj mend diçka tjetër për kandidatin e LDK-së.

“Jam i sigurt që në bazë të kontakteve që kemi dhe që kemi pasur me qytetarët mendoj se do të dalim fitues në zgjedhjet e 29 nëntorit”.

Të ngjajshme

Vjen rrëfimi i kosovarit i cili u arrestua gabimisht nga Haga

albswiss.com

Lajmi i fundit: Tre aktivistë të PSD-së ftohen për intervistim nga Policia e Kosovës

albswiss.com

Kjo është mosha e 4 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

albswiss.com