Alb'swiss TV
Sport

Napoli e fiton rastin, ndeshja me Juventusin do të zhvillohet

napoli-e-fiton-rastin,-ndeshja-me-juventusin-do-te-zhvillohet

Ndeshja ndërmjet Juvenutsi dhe Napolit që ishte vendosur në tavolinë në favor të “Zonjës së Vjetër” me rezultatin zyrtar 3:0, do të zhvillohet.

Napoli ka arritur të fitojë rastin pas ankesës së fundit në Komitetin Olimpik të Italisë, pasi dy ankesa i ishin refuzuar.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej me 4 tetor në Torino, por Napoli nuk kishte udhëtuar për shkak të rasteve që kishte me koronavirus në ekip, ku disa lojtarë kishin rezultuar pozitivë.

Më pas, u vendos që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Juventusit dhe Napoli u dënua me heqjen e një pike.

Mirëpo, me vendimin e fundit, Juventusit do ti hiqen 3 pikë, kurse Napolit do ti kthehet një pikë që ishte penalizuar.

Të ngjajshme

Këto janë pesë alternativat e Milanit për të zëvendësuar të lënduarin Kjaer

albswiss.com

“Bomba” e ditës: Messi pritet të transferohet në Serie A, te skuadra që nuk pritej

albswiss.com

Po largohet nga Real Madridi, zbulohet skuadra e re e Ramos

albswiss.com