Napoli mposht Bolognan, vetëm dy pikë larg top katërshes – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Napoli mposht Bolognan, vetëm dy pikë larg top katërshes

napoli-mposht-bolognan,-vetem-dy-pike-larg-top-katershes

Napoli mposht Bolognan.

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi kundër Bolognas.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso fitoi me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshjen e plotë, shkruan lajmi.net.

Pas tetë minutave lojë, nga asistimi i Zielinskit realizoi Insigne për të zhbllokuar rezultatin (8′), me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Zielinski ishte sërish asistues, vetëm se këtë herë golin e realizoi Victor Osimhen (65′).

Mysafirët ngushtuan shifrat përmes Sorianos (73′).

Por, pas vetëm tre minutave, nga gabimi trashanik i mbrojtjes së Bolognas, përfitoi Insigne që realizoi për 3 – 1 (76′).

Napoli me këtë fitore i afrohet top katër, duke u renditur në pozitën e gjashtë me 47 pikë, tri me pak se Roma, derisa Bologna renditët në pozitën e 12-të me 28 sosh.

Të ngjajshme

Chelsea – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

albswiss.com

Liverpool-Leipzig luhet sërish në “Puscas Arena”

albswiss.com

Juventus- Real Madrid, shkëmbimi spektakolar

albswiss.com