Alb'swiss TV
Showbiz

Ndahen çifti i njohur pas vetëm pak muajsh lidhje

ndahen-cifti-i-njohur-pas-vetem-pak-muajsh-lidhje

U lidhën vetëm pak muaj më parë, ҫifti shumë i njohur i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Zac Efron dhe e dashura e tij australiane, Vanessa Valladares thuhet se janë ndarë pas vetëm pesë muajsh lidhje.

Ndarja e aktorit me 25-vjeçaren besohet të ketë ndodhur pasi 33-vjeçarit i duhej të largohej për angazhimet e tij të punës.

Lajmi erdhi menjëherë pasi u tha se Zac dhe Vanessa po kërkonin për të blerë dhe një shtëpi së bashku, në Australi, aty ku aktori thuhej se do të jetonte, pasi Valladares i vodhi zemrën.

“Ata do të ishin një çift vërtet i mirë, por fatkeqësisht, fati nuk ishte në dorën e tyre. Puna e Zac dhe distanca bënë të vetën.”

Vanessa dhe Zac u njohën në korrik, por që prej atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë shumë intensive, me dhurata si një unazë, udhëtime romantike dhe plane serioze për të ardhmen.

Të ngjajshme

Për këtë gjë të vogle, Leonora i shpenzoi më shumë së 25 mijë euro

albswiss.com

Infektohet me Covid-19 aktorja e njohur turke

albswiss.com

Aktori i njohur shqiptar vdes nga COVID-19

albswiss.com