Ndeshja ndaj Leeds, Tuchel me deklaratë të papritur për Mendyn – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Ndeshja ndaj Leeds, Tuchel me deklaratë të papritur për Mendyn

ndeshja-ndaj-leeds,-tuchel-me-deklarate-te-papritur-per-mendyn

Tuchel thur lavde për Mendyn.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel pranoi që Edouard Mendy ishte shpëtimtar i ndeshjes ndaj Leeds.

Chelsea barazoi pa gola ndaj Leeds në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës, transmeton lajmi.net

Mendy ka regjistruar 31 paraqitje dhe ka pësuar 18 gola por ka mbajtur portën e pa prekur në 19 takime.

Pas ndeshjes, Thomas Tuchel pati një mori lavdesh për senegalezin.

“Ishte mirë që Mendy pati një ditë të mirë dhe na shpëtoi”, tha ai.

“Kishte disa shansa dhe disa të tjera që ishin më pak të rrezikshme, por nuk pres që çdo ndeshje të mos kemi shanse”, shtoi ai.

“Ishte mirë që nuk pësuam në ndeshjet e fundit, por sot na u desh Eduardi që të mbajmë këtë rezultat dhe është mirë që mund të mbështetemi në të”, tha Tuchel.

“Fatkeqësisht nuk ishte e mundur të merrnim tre pikë sot”, përfundoi Thomas Tuchel.

Të ngjajshme

Arsenal-Tottenham, publikohen formacionet startuese

albswiss.com

Thyen rregullat anti-COVID, Juventusi do të suspendojë tre futbollistë

albswiss.com

Arbër Zeneli e quan speciale ndeshjes kundër Suedisë: Kam luajtur atje që nga 15 vjeç

albswiss.com