Alb'swiss TV
Lajme

Në Kosovë ndërtohet spital prej 26 milionë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe

ne-kosove-ndertohet-spital-prej-26-milione-dollaresh-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spital në Kosovë në vlerë prej 26 milionë dollarësh.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, që është në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vizitën që bëri në këtë spital ka falënderuar donatorët, si dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për përkushtimin e saj në ndërtimin e tij.

“Ndërtimi i spitalit, pajisjet përcjellëse dhe teknologjia e fjalës së fundit, trajnimi i personelit janë donacion nga Shkëlqesia e Saj, Sheik Fatima bint Mubarak, me vlerë mbi 26 milionë dollarë”, ka shkruar Zemaj.

“Ky spital do të jetë zgjidhje për lindjet e foshnjave të shëndetshme. Jemi falënderues për donatorët dhe përkushtimin e ish presidenten Jahjaga për këtë vepër të madhe për shëndetësinë tonë”.

Zemaj tha se spitali është duke u finalizuar ishte “shumë mbresëlënës për punën e shkëlqyer që po bëhej”.

Të ngjajshme

Osmani flet sërish për Walkerin: Do ta thellojë bashkëpunimin

albswiss.com

Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

albswiss.com

Thaçi dhe të tjerët në paraburgimin e Hagës nuk mund të vizitohen nga familjarët

albswiss.com