Vdes legjenda e boksit Marvin Hagler
Ish-kampioni i botës në peshat e mesme, Marvin Hagler, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Amerikani, i njohur edhe me nofkën “i mrekullueshmi”, dominoi divizionin e peshave të mesme nga viti 1979 deri në humbjen e tij të diskutueshme nga Sugar Ray Leonard në prill 1987, raporton BBC.
“Sot, për fat të keq burri im i dashur ‘Marvelous’ Marvin vdiq papritur në shtëpinë e tij këtu në New Hampshire”, ka thënë gruaja e tij Kay Hagler.
Hagler mori pjesë në 67 luftëra gjatë karrierës së tij profesionale 14-vjeçare. Ai fitoi 62 meçe, prej tyre 52 me nokaut, ndërsa barazoi dy dhe humbi tre herë.