Atdhetari Ilaz Bajrami – Kosova ka ndrruar jetë në qershor të vitit 2023. Njeri i vendosur dhe patriot i devotshëm deri në fund. Ka lindur në fshatin Devajë të Vitisë, me 13 qershor 1943.
Ilaz Bajrami ka jetuar dhe vepruar në Gjenevë të Zvicrës, por gjithëmonë ishte aty ku e kërkonte çështja shqiptare.
Ka qenë njëri ndër anëtarët e orëve të para të klubit patriotik, “Ikballe Prishtina” në Gjenevë dhe anëtar i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), pastaj Lëvizja Popullore e Kosovës (LPRK) që nga data 13 qershor 1983.
Pjesëmarrës në të gjitha tubimet dhe demonstratat për Republikën e Kosovës. Banesa e tij ka qenë një bazë e fortë e LRSSHJ-LPRK, në të cliën bisedohej hapur për Republikën e Kosovës, ruheshin parullat, traktet e shumta për demonstrata dhe shpërndahej gazeta “Zëri i Kosovës”.
Ilaz Bajrami-Kosova do të mbetet gjithëmonë në kujtesën e popullit shqiptarë si një atdhetar i devotshëm që dha shumë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare! Për këtë qëllim ishte i përndjekur politik dhe për disa vite rresht nuk ka qenë në Kosovën e tij të dashur.
I përjetshëm qoftë kujtimi për atdhetarin Ilaz Bajrami-Kosova! /Ismet Rashiti/