Alb'swiss TV
Lajme

Nëntori shënoi numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

nentori-shenoi-numrin-me-te-madh-te-vdekjeve-nga-koronavirusi-ne-kosove

Nëntori shënon muajin me më së shumti vik.tima nga COVID-19, betejën me virus e humbën 335 qytetarë.

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, e që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para e deri tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 1 mijë e 16 persona.

Më së shumti viktima janë shënuar në muajin nëntor, ku betejën me virus për gjatë një muaji e kanë humbur 335 persona, transmeton Telegrafi.
Ndërsa në muajin tetor nga coronavirusi kanë humbur jetën 61 persona, kurse në muajin shtator 56.

Numri i të infektuarve në Kosovë tashmë ka arritur në 39 mijë e 596, ndërsa 25 mijë e 1 qytetarë janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se raste aktive janë 13 mijë e 579, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 – testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, vdesin 589 persona
Theksojmë se nga data 13 nëntor në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese, ku komunat kategorizohen sipas numrit të personave të infektuar me COVID-19, në zonën e kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

Në zonën e kuqe aktualisht janë kanë 18 komuna: Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut.Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Për zonën e kuqe këto janë masat:

– Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

-Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:

– Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

-Qytetarëve për nevoja emergjente;

Kështu dukej infermierja amerikane para pandemisë: Shikoni si duket tani pas punës 12 orë në ditë me pacientët me COVID-19
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj – duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave
-Operatorëve që kryejnë punë publike;

– Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

-Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

-Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes;

-Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

– Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të ndërmarrë sërish masa të reja kufizuese, por që mbyllja totale e vendit është opsioni i fundit.

Të ngjajshme

7 të vdekur e 270 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

albswiss.com

Prokuroria del me deklaratë rreth konfliktit mes shtetasve turq në Prishtinë që përfundoi me vrasje

albswiss.com

Ka nevojë për ndihmën tuaj, ish-ushtari i UÇK-së vuan nga një sëmundje e rëndë

albswiss.com