Alb'swiss TV
Lajme

Nervozohet Ahmeti: Nëse shtatorja e Fadil Vokrrit s’ka lidhje me të, se lejojmë në Prishtinë

nervozohet-ahmeti:-nese-shtatorja-e-fadil-vokrrit-s’ka-lidhje-me-te,-se-lejojme-ne-prishtine

Reagon Shpend Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po duket se është irrituar me formën se si janë punuar shtatoret që janë përuruar sot të Adem Jasharit e Skënderbeut.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se nëse shtatorja e Fadil Vokrrit është si maketa e prezentuar më herët, ku nuk ka lidhje me figurën e tij, ajo nuk do të lejohet të vendoset.

Postimi i plotë:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.

Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Urime dita e flamurit!.

Të ngjajshme

Katër persona në rrezik për jetë pas shpërthimit të fuqishëm në Ferizaj

albswiss.com

Mbyllen për qarkullim tri rrugë të Prishtinës

albswiss.com

Doli jashtë gjatë orës policore, Policia dënon me gjobë ministrin Selimi

albswiss.com