fbpx
21 C
Geneva
Thursday, August 29, 2024

Nga pandemia Covid-19, klubet spanjolle kanë humbur rreth 1 miliard euro

Klubet spanjolle kanë humbur rreth 1 miliard euro nga pandemia Covid-19.

Futbolli spanjoll po vuan nga pasojat e COVID-19.

Pas deklarimeve të klubeve italiane, se nga pandemia COVID-19 kanë humbur shumë klubet, tani edhe klubet spanjollë kanë deklaruar humbjet e tyre.

Tifozët nuk janë të pranishëm në stadiume që nga marsi i vitit 2020.

Një studim financiar nga “PriceëaterhouseCoopers”, i cili është sanksionuar nga La Liga, ka deklaruar se klubet në dy divizionet e para spanjolle do të humbin përreth 1 miliard euro nga pandemia COVID-19.

Skenari më i mirë është humbja e 825 milionë eurove dhe skenari më i keq është humbja e 1.029 milionë eurove nga klubet e dy divizioneve.

Në aspektin e transferimeve, klubet spanjolle kanë shpenzuar 748 milionë euro më pak sesa sezonet e kaluara.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img