Alb'swiss TV
Lajme

Nga sot nis zbatimi i 5 milionë eurove për bizneset, Ahmeti tregon për mënyrën e aplikimit

nga-sot-nis-zbatimi-i-5-milione-eurove-per-bizneset,-ahmeti-tregon-per-menyren-e-aplikimit

Sot do të nis zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitoj çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

“Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.

Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/

Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.

Të ngjajshme

Kjo është mosha e personave të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

albswiss.com

Të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë dorëzohen në polici

albswiss.com

Dokumentet që i publikuan serbët kanë ngjashmëri me aktakuzën e Speciales

albswiss.com