Alb'swiss TV
Lajme

Ngjarje e rëndë në Drenas, vetura godet një fëmijë 11-vjeçar

ngjarje-e-rende-ne-drenas,-vetura-godet-nje-femije-11-vjecar

Vetura godet një fëmijë 11-vjeçar në Drenas.

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Kosovë, ku një vetura ka goditur një këmbësor në fshatin Çikatovë e re të komunës së Drenasit.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Çikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në levizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.

Të ngjajshme

Mërzia kaplon Kosovën, sot varrosen dy vëllezërit që humben jetën tragjikisht në Gjermani

albswiss.com

A ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën? – Ja çka thotë Baraliu

albswiss.com

Kërkesa e Gucatit për lirim me kusht hidhet poshtë nga Gjykata e Apelit

albswiss.com