Alb'swiss TV
Lajme

Një 61 vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Gjakovë

nje-61-vjecari-gjendet-i-vdekur-ne-nje-motel-ne-gjakove

Një person është gjetur i vdekur në një motel në Gjakovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

“Me datë 01.12.2020 rreth orës 17:00 janë paraqitur dëshmitarët për të raportuar një rast. Dëshmitarët kanë informuar se një person tek villa është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetuesit kanë dalur në vend të ngjarjes, të cilët e kanë gjetur viktimën të shtrirë në krevat pa ndjenja”, ka thënë Xhurkaj.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore bashkë me prokurorin kujdestar.

Sipas Xhurkaj, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në obduksion.

Të ngjajshme

Kur do të merret vendimi për hapjen e konvikteve?

albswiss.com

Në Gjilan vendoset monumenti i djalit të Joe Biden, Beau Biden

albswiss.com

Avdyli e quan Mustafën komunist të Jugosllavisë dhe BRSS-së

albswiss.com