3.7 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Një top lojtar i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Domgjoni pranoi ftesën e Kosovës, FFK i uron mirëseardhje lojtarit.

Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës sot (e premte) ka konfirmuar se Domgjoni ka pranuar ftesën.

Madje, anëtari i skuadrës holandeze, Vitesse, është përfshirë edhe në listën e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji. Por, mbetet të shihet nëse me kohë do të paisjet me leje nga FIFA për të luajtur me Kosovën.

LEXO TE PLOTË: Bernard Challandes e publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit

”Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin. Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falënderojë edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në paisjen e Domgjonit me pasaportën e Kosovës” – thuhet mes tjerash në njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës gjithashtu i ka uruar mirëseardhje Domgjonit, teksa nga shtëpia e futbollit e kosovar shpresojnë që shembullin e 23-vjeçarit ta ndjekin edhe futbollistët e tjerë nga Kosova që janë në Evropë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img