Alb'swiss TV
Lajme

Nuk e di se katundi i tij nuk është në Podujevë, Abazi ia huq fort në reagimin për Mustafën

nuk-e-di-se-katundi-i-tij-nuk-eshte-ne-podujeve,-abazi-ia-huq-fort-ne-reagimin-per-mustafen

Haki Abazi ia huq fort në reagimin për Mustafën, nuk e di se katundi i tij nuk është në Podujevë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka thënë sot gjatë ditës se nuk i`a vlen që të merret me deklaratat e Haxhi Abdylit e as të Haki Abazit, pasi që sipas tij të merresh me këta dy personazhe është si të biesh në gropë skeptike.

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar Haki Abazi.

Në një postim në “Facebook”, Abazi ka thënë se Isa Mustafa frikësohet se Shpejtim Bulliqi do të ja kërkoj lejen e ndërtimit për shtëpinë në Prapashticë.

“Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit. Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që fshati Prapashticë prej nga e ka prejardhjen lideri i LDK-së gjendet në komunën e Prishtinës dhe nuk ka lidhje me komunën e Podujevës siç ka pretenduar Abazi.

Të ngjajshme

Ibrahimi tregon se kur do të mbahen zgjedhjet lokale

albswiss.com

Driton Selmanaj paraqitet në seancën e Kuvendit, Bogujevci e quan të “pafytyrë e pa dinjitet”

albswiss.com

Kjo është gjendja shëndetësore e ministrit Kuçi i cili është i infektuar me Covid-19

albswiss.com