fbpx
4.3 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

“Nuk është gjendja fizike”, Pirlo zbulon problemin e vërtetë të Dybalas

Pirlo thotë se problemi i Dybalas nuk është gjendja fizike.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur për Paulo Dybalan para ndeshjes ndaj Beneventos.

Juventusi do ndeshet me Benevetnon në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Pirlo deklaroi se problemi i Dybalas nuk është fizik, por kur merr topin në posedim.

“Nuk është gjendja fizike, ai po stërvitet mirë pa top dhe po vazhdon regjimin e tij”, tha ai.

“Gjendja fizike është mirë. Ka vazhduar të vrapojë dhe nuk kemi dyshime për gjendjen e tij”, shtoi ai.

“Ka lodhje kur merr topin në dispozicion dhe kur ndryshon drejtimin”, tha Pirlo.

“Fatkeqësisht nuk e kemi pasur ende në 100% të formës, shpresojmë që të jetë një shtesë e madhe për ne”, përfundoi Andrea Pirlo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img