Nuk ndalet agjenti i Haalandit, ka në plan edhe disa takime me…

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Së fundmi, është raportuar se agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, është parë duke udhëtuar për në Spanjë që të takohet me përfaqësuesit e Barcelonës dhe Real Madrid.

Raiola ka planifikuar disa takime për të biseduar më gjerësisht për të ardhmen e lojtarit të tij dhe kësisoj të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij.

Haaland, i cili është një nga emrat më të përmendur këtë sezon, po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe po kërkohet nga shumë klube evropiane.

Një ‘El-Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid pritet të zhvillohet edhe në afatin kalimtar të verës, kur edhe klubet do luftojnë se cila do të sigurojë shërbimet e norvegjezit.

Raiola megjithatë, pritet që të udhëtojë sot në Londër që të takohet edhe me tri klube të tjera, Liverpool njëri prej tyre.

Raportohet se dy klubet e tjera mund të jenë Chelsea dhe Manchester City, të cilat kanë monitoruar nga afër situatën e lojtarit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img