fbpx
19.4 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Oferta e pesë gjigantë evropianë, ky është vendimi i Barellas

Interi ka gati shiritin e kapitenit dhe kontratë me rritje page për yllin italian

Nicolo Barella është njëri nga emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, por pritet të mbetet te Interi, ndërsa këta të fundit janë gati t’i ofrojnë rinovim kontrate me rritje page dhe shiritin e kapitenit.

Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid. Por edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain. Pesë janë emrat e mëdhenj në Evropë me të njëjtën ide: duan transferimin e Barellas.

Mesfushori i lindur në vitin 1997 është bërë shpejt një yll i ekipit të Interit dhe kombëtares së Italisë, duke qenë një lojtar i pazëvendësueshëm, teksa ka fituar gjithashtu edhe etiketimin e lojtarit të pa-transferueshëm këtë sezon.

Në fakt, Nerazzurrët i kanë idetë e qarta, Barella nuk preket në asnjë mënyrë. Ai përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen, një investim i rëndësishëm iu bë atij një vit e gjysmë më parë (37 milionë euro plus bonus, deri në 45 milionë euro, për ta rrëmbyer nga Cagliari).

Thelbësor, jo vetëm për çështje tekniko-taktike. Barella nuk është vetëm një burim, prototipi i mesfushorit modern, ai është një nga ata që djersin fanellën, ai që përfaqëson ‘interismo’ në të gjitha nuancat e tij. Një lider, një simbol, në një futboll që identifikohet gjithnjë e më pak.

Sipas mediumit Corriere della Sera, për këtë arsye, pasi të mbarojë urgjenca e Covid-19 dhe e ardhmja e klubit do të dihet, Interi mund të rinovojë kontratën e tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2024, me një pagë që mund të rritet nga 2.5 në 4.5 milion euro neto në sezon.

Përveç kësaj, Barella do të kishte edhe premtimin e shiritit të kapitenit, pasi të përfundojë aventura e Samir Handanovic te Nerazzurrët.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img