fbpx
4.3 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Orari i ndeshjeve dhe kush me kë do të përballet në gjysmëfinale

Kush me kë do të përballet në gjysmëfinale dhe orari i ndeshjeve.

Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Europa League, derisa janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale.

Manchester United, qe e eliminoi Milanin, në çerekfinale do të ketë punë me Granaden.

Arsenali do të përballet me Slavia Pragën, Roma me Ajaxin, ndërsa Villarreali me Dinamo Zagrebin.

Gjithashtu, në shortin që u hodh në Nyon te Zvicrës, janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale të Champions League.

Fituesi i duelit mes Man United dhe Granadës, do të përballet me fituesin e duelit Ajax vs Roma.

Fituesi i duelit mes Arsenalit dhe Slavia Pragës, do të ketë punë në gjysmëfinale me fituesin e duelit Villarreal vs Dinamo Zagreb.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen me 8 prill, ndërsa ato të kthimit me 15 prill.

Ndërsa ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 29 prill, ndërsa ato të kthimit me 6 maj.

Finalja do të zhvillohet me 26 maj në “Gdansk Stadium”, në Gdańsk të Polonisë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img