OSCE e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla.
Në reagimin e tyre thuhet se e drejta për tu shprehur dhe menduar lirshëm duhet të respektohet nga të gjithë.
“Misioni i OSBE dënon sulmin ndaj Valon Sylës, kryeredaktor i Gazeta Metro. E drejta për të punuar pa kërcënim të dhunës duhet të garantohet dhe e drejta për lirinë e mendimit dhe shprehjes duhet të respektohet nga të gjithë. Misioni bashkohet me AJK në thirrjen e autoriteteve për të hetuar sulmin ndaj Syla dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se sot gjatë ditës gazetari Syla është sulmuar fizikisht nga një qytetarët e që po pretendohet se jeton në Zvicër në qendër të Prishtinës.
Kjo për shkak të deklaratave të fundit të gazetarit për mërgimtarët.