Alb'swiss TV
Lajme

Osmani u.d e presidentit, a ka të drejtë ajo të kandidojë për deputete?

osmani-u.d-e-presidentit,-a-ka-te-drejte-ajo-te-kandidoje-per-deputete?

A ka të drejtë Vjosa Osmani të kandidojë për deputete pasi është u.d e presidentit?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar nëse mund të kandidojë për deputete Vjosa Osmani e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit.

Hasani thotë se ajo nuk është zgjedhur në këtë pozitë, prandaj nuk ka kurrëfar pengese në këtë drejtim.

“Po, s’ka asnjë pengesë. S’ka asnjë pengesë, sepse e kemi sqaruar në aktgjykimin në rastin Jahjaga’, thotë Hasani.

“Ushtruesi i detyrës nuk është i zgjedhur për pasojë nuk ka konflikt sa i përket mbajtjes së dy posteve”, sqaroi ai.

Osmani mund edhe të formojë subjekt të sajin politik.

“Ose edhe me formu subjekt politik, s’ka problem. S’ka asnjë kufizim”, tha Hasani.

Të ngjajshme

Hoti i vendosur: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja

albswiss.com

Qeveria e Kosovës emëron bordet e Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit

albswiss.com

Fatmir Limaj thotë se Nisma shkon e vetme në zgjedhje

albswiss.com