Alb'swiss TV
Lajme

Pacientët e prekur me COVID 19 në Kosovë do të vendosen edhe në Klinikën e Neurologjisë

pacientet-e-prekur-me-covid-19-ne-kosove-do-te-vendosen-edhe-ne-kliniken-e-neurologjise

Shifra rekord të të infektuarve, pacientët e prekur me COVID 19 në Kosovë do të vendosen edhe në Klinikën e Neurologjisë.

Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me koronavirus.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.

Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.

“Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19 ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër të reduktuar dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve”.

“Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”.

“Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e klinikës së neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin”.

“I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.

Të ngjajshme

Nis seanca në Kushtetuese për fatin e Qeverisë Hoti

albswiss.com

“Gjithçka është më e lehtë” kur e dini gjuhën

albswiss.com

Ahmeti: Një aeroplan special ka ardhur sot në Aeroportin e Kosovës, pritet të kthehet nesër

albswiss.com