Alb'swiss TV
Lajme

Pako për Rimëkëmbje pritet që përfundimisht të votohet nesër

pako-per-rimekembje-pritet-qe-perfundimisht-te-votohet-neser

Nesër pritet që përfundimisht të votohet Pako për Rimëkëmbje.

Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Të ngjajshme

Qeveria Hoti nis hartimin e pakos së re për rimëkëmbjen ekonomike

albswiss.com

Lutfi Haziri tregon përfundimisht se a do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit

albswiss.com

Situata është rënduar shumë, spitalet janë të stërngarkuara me pacientë

albswiss.com