Alb'swiss TV
Lajme

Pamje nga Prishtina e viteve të 90-ta, ku shihen forcat serbe pranë qytetarëve kosovarë

pamje-nga-prishtina-e-viteve-te-90-ta,-ku-shihen-forcat-serbe-prane-qytetareve-kosovare

Në mëngjesin e sotëm analisti politik Imer Mushkolaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të Prishtinës në vitetet e ’90-ta, ku shihen policia serbe duke patrolluar ndërsa qytetarët kosovarë shumë pranë duke kryer punët e tyre të përditshme.

Fotografia është shprekur nga Joel Robine / AFP, dhe është bërë në një lagje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë, që këto ditë pas arrestimeve nga policia e EULEX në Kosovë ka nisur fushata “Liria ka emër”, e cila paraqet të vërtetën e asaj që policia kriminale serbe ka kryer në Kosovë.

“LIRIA KA EMËR” është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen.

Lëvizjet e shumta shoqërore, demonstratat, përpjekjet e vazhdueshme ndër dekada për liri e pavarësi, rezistenca e popullit përballë përjashtimit, dhunës e diskriminimit u kurorëzuan në fund me organizimin më sublim popullor në luftën për liri.

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës erdhi si nevojë për të ekzistuar, për të frymuar dhe për të mbrojtur ekzistencën dhe dinjitetin e shqiptarëve në Kosovë.

Të ngjajshme

Nuk i ndal as Covidi, rreth 4 mijë e 700 kosovar shkuan në Shqipëri për vikdend

albswiss.com

Shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik, historia rrënqethëse e vëllait 14-vjeçar të kosovarëve që vdiqën në Gjermani

albswiss.com

Vetëm këta persona mund të hyjnë në zonat e karantinuara në Kosovë gjatë vikendit

albswiss.com